Home Bota Greqi/ Përfshihet nga flakët trageti me 288 persona në bord

Greqi/ Përfshihet nga flakët trageti me 288 persona në bord

843
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Mësohet se një zjarr për shkaqe ende mister ka rënë në kuvertën 3 të tragetit të pasagjerëve Euroferry Olympia të kompanisë Grimaldi e cila po lundronte në zonën detare pranë Igumenicës nën flamurin italian në zonën detare në verilindje të ishullit Ereikousa. Në bordin e anijes ndodheshin 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.

Në brigjet mes Greqisë dhe Shqipërisë/ Përfshihet nga flakët trageti me 288 persona në bord

Anija kishte itinerar destinacionin nga Igumenica në Brindisi, teksa pasagjerët po transportohen drejt Korfuzit.

Sipas zv.ministrit të Transportit të Greqisë z.Katsafados, është regjistruar vetëm një i plagosur ndërkohë që në zonë po operojnë tre helikopterë, teksa në ndihmë pritet të vijë edhe fregata Ydra e marinës luftarake greke. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here