Një gol i Aleksandar Trajkovskit në minutën e 92-të i ka dhuruar fitoren Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Barbera” dhe ka eliminuar skuadrën e Italisë nga Play Off-i i Kupës së Botës. Një tronditje e madhe kjo për kampionët në fuqi të Europianit.
Për herë të parë në histori, Italia, 4 herë fituese e Kupës së Botës, nuk do të marrë pjesë në dy edicione radhazi të Botërorit.
Një rekord negative ky, që tifozët italianë nuk do ta kishin imagjinuar as në ëndrrën më të keqe të tyre. Në kufijtë e të pabesueshmes, që një kombëtare si Italia, të mbetet jashtë Botërorit, 2 herë radhazi.