Home AKTUALITET Ish kryeprokurori Llalla i shpëton burgut

Ish kryeprokurori Llalla i shpëton burgut

420
0

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimin e çështjes ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për fshehje pasurie.

SPAK ka përdorur argumentin se duke qenë se është dënuar njëherë për këtë akuzë, nuk mund të dënohet më për së dyti.

Kujtojmë se Llalla, në shtator të vitit të kaluar u dënua me dy vite burg, si dhe 5 vite të tjera heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Ish kryeprokurori  u dënuar në një kohë që ishte larguar nga Shqipëria  dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Me vendimin e sotëm Llalla as nuk do të esktradohet dhe as nuk do të dënohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here