Home POLITIKE Sondazhi i socialistëve për 6 Marsin/ Basha del kudo i fundit

Sondazhi i socialistëve për 6 Marsin/ Basha del kudo i fundit

727
0

Socialistët kanë bërë sondazhet e tyre për zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki.

Sipas të dhënave që ka siguruar CNA.al, sondazhi ka përfunduar pak ditë më parë dhe Rama ka njoftuar antarët e kryesisë në mbledhjen e fundit për rezultatet.

Pas shpalljes së kandidatëve dhe nga përpunimi i të dhënave rezulton se kandidatët e Rilindjes, fitojnë shumicën e bashkive në garë. Por, ajo që duket qartazi në zondazhe është se Lulzim Basha dhe të tijët dalin të tretët. Diku edhe më pak se 10%.

Bardh Spahia nga Velipoja/ “Të rinjtë janë motorri i ndryshimit, bashkë do ia dalim”

Nga ana tjetër, një e dhënë mjaft e rëndësishme është fakti se në Shkodër, kryeson Bardh Spahia me 6 % përpara dy rivalëve, Xhemal Bushati dhe Majlinda Angoni.

Një garë e fortë duket në Durrës, por ndryshe nga Shkodra, sipas të dhënave kryeson kandidatja e socialistëve, e ndjekur nga Ardian Muka. Dhe i treti në garë është kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti.

Nga ana tjetër, sipas sondazhit të tyre, socialistët pretendojnë se udhëheqin në Dibër, në Rrogozhinë, në Lushnje dhe Vorë.

Lushnja duket se është dhe më e vështirë. Kandidatët e PS-së dhe PD-së nuk kanë diferencë të madhe. Gjithashtu dhe Vora, duket të jetë një garë që mund të përmbyset nga kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”.

Faktet dhe analizat e të dhënave tregojnë qartazi se ndarja e PD-së, pra “Shtëpia e Lirisë” dhe Lulzim Basha, do t’i kushtojnë humbjen këtyre të fundit në disa nga bashkitë.

Ku duket qartazi në Durrës, në Vorë apo në Lushnje, qoftë edhe në Dibër, se nxjerrja e kandidatëve të Lulzim Bashës, të cilët ndodhen të tretët, diku 10% e diku 14%, janë shkaktarët kryesorë të humbjes së kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” që dolën nga primaret, gati dy javë më parë.

Dhe duket se në garë janë vërtetë shumë herë më të mbështetur, shumë herë më aktivë dhe me më shumë vota nga qytetarët e tyre, sesa kandidatët e Lulzim Bashës.

Ndarja e të dy palëve duket qartazi se po sjell humbjen në shumë prej bashkive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here