Pushtimi i Ukrainës nga forcat ruse ngjalli frikë në Europë te disa shtete që konsiderohen si shënjestra e radhës së presidentit rus Vladimir Putin.
Javët e fundit, kërcënimet nga Rusia nuk i janë drejtuar vetëm Ukrainës, por edhe shteteve të tjera që sot janë pjesë e NATO-s.
Në shtator të 2014-ës, Putin vendosi në listë pesë shtete, të cilat u kërcënuan privatisht. Ato janë Polonia, Rumania dhe shtetet baltike, Lituania, Letonia dhe Estonia.
Sipas gazetës gjermane “Suddeutsche Zeitung”, Putin i tha presidentit ukrainas Petro Poroshenko: “Nëse dua, brenda dy ditësh mund të kem trupa jo vetëm në Kiev por edhe Rigë, Vilnius, Tallin, Varshavë dhe Bukuresht”.