Home AKTUALITET Zjarri në Komisariatin e Kamzës/ “Policët ishin duke parë ndeshjen Spanjë-Shqipëri”

Zjarri në Komisariatin e Kamzës/ “Policët ishin duke parë ndeshjen Spanjë-Shqipëri”

548
0

Në një reagim lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Komisariatin e Kamzës i cili u përfshi nga flakët, Komisioni i Rithemelimit shprehet se ka të dhëna që policët kanë reaguar me vonesë, pasi kanë qenë duke parë ndeshjen Spanjë-Shqipëri.

Reagimi i plotë

Ngjarje tragjike qe ngjitet ne kufijte e vrasjes shtetrore ka ndodhur mbreme ne Komisariatin e Kamzes! 26 vjeçari nga Kamza, Arben Mici, vdiq tragjikisht ne dhomat e paraburgimit ne Komisariatin nr. 5, Kamez, i djegur ose i asfiksuar nga renia e zjarrit ne kete komisariat! Ndonese Avokati i Popullit ka rekomanduar mbylljen urgjente te dhomave te izolimit ne kete komisariat pasi kushtet jane çnjerzore, askush nuk ka zbatuar rekomandimet e ketij institucioni. Te gjitha te dhenat flasin se ne kohen qe zjarri i merrte jeten te riut, policet kane qene duke pare ndeshjen Spanje-Shqiperi dhe reagimi i tyre ka qene i teper vonuar.

Partia Demokratike deklaron se pergjegjesi direkte per kete vdekje tragjike nga zjarri i te riut ne dhomat e izolimit ka Ministria e Brendeshme dhe Komisariati Nr 5 i Kamzes. Ne nje vend normal nje minister mund te jape doreheqjen vetem per shkak te nje udhetimi te pajustifikuar, ndersa ne Shqiperi ministri i Brendshem nuk jep doreheqjen edhe kur humbasin jeten individe brenda institucioneve te kontrolluara prej tij. Partia Demokratike i shpreh ngushellimet me te ndjera familjes se viktimes, e ndersa denon kete ngjarje te rende, kerkon vendosjen para pergjegjesise te autoreve te kesaj vrasjeje shteterore ne Komisariatin e Policise! Komisioni i Rithemelimit te PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here