Home EDITORIAL Koha e shqiptarizmit sot është e pamposhtur

Koha e shqiptarizmit sot është e pamposhtur

420
0

Gjithçka tani është përqëndruar te Veriu i Kosovës, në katër komunat shqiptare.

Vëmendja shqiptare është atje.

Dhe fitorja e shqiptarizmit në këtë zonë arbërore duket se është e sigurt.

Por…

Me Veriun e Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka asnjë punë.

Merret kot me këtë çështje, se niveli i tij nuk e kupton dot se çfarë është për Shqipërinë dhe Kosovën Veriu i Kosovës. Ta lëmë kështu arsyen, sepse Rama mund të jetë kundër Veriut të Kosovës, ashtu siç kanë qenë disa paraardhës të tij, të lidhur me Beogradin.

Sot Veriu i Kosovës është territor i pacenuar dot nga të huajt, sepse pavarësia territoriale e Kosovës tani është e garantuar në Uashington dhe në Bruksel.

Por, ndërkohë nuk duhet harruar se…

Madje Rama ka qenë për shkëmbimin e territoreve Kosovë Serbi; domethënë që shqiptarët të jepinin Serbisë një kryqëzor, dhe të marrin prej saj një varkë të vogël me rrema.

Prandaj, tani duhet të jetë shumë i kujdesshëm.

Por a do të dalë dokumenti i kësaj ndërmarrjeje të dyshimtë? Mendoj se do të dalë… Të shohim.

I.

Zoti Rama! Katër komunat shqiptare të Veriut të Dardanisë janë pronë, vlerë dhe historia mijëravjeçare e ilirëve, arbërve dhe shqiptarëve. Dhe, këtë fakt, tani e di shumë mirë edhe çliruesi i Kosovës – Shtetet e Bshkuars të Amerikës.

Sepse, në funksion të këtij fakti, shtetin e Kosovës nuk e cënon dot askush në kufijtë e tij të vitit 1999, kur, për çlirimin e këtij territori shqiptarësh, flota ajrore e Amerikës bombardoi Beografin dhe diktatorin serb Sllobodan Milosheviç, të akuzuar për krime kundër njerëzimit, e dërgoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

Kjo është e vërteta, dhe nga kjo do të rrjedhë e gjithë koha e ardhshme për Kosovën, por edhe për Shqipërinë.

Il.

Prandaj…

Duke i qëndruar fort kësaj arsyeje historike, kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të qëndrojë fort e me çdo mjet për Veriun e Kosovës, se, deri tani, ai e ka fituar Veriun, por, për këtë territor të artë, luftohet me Serbinë, qoftë dhe me një betejë ushtarake. Prandaj duhet të shpejtojë.

Dhe, ndërkohë, serbët duhet ta dinë mirë, se, shqiptarët kurrë nuk do t’i lënë katër komunat e Veriut të Kosovës, se nuk janë vetëm, dhe aleati i tyre i madh eshtë zotuar se do të mbrojë çdo rrip të tokës shqiptare të Kosovës, sepse, në fakt, dihet se ai është çliruesi i drejtpërdrejtë i saj.

Historia është e njohur tani, se, në të katërta komunat e Veriut të Kosovës, janë vrarë, masakruar dhe dëbuar shqiptarët me dhunë.

Por koha u kthye, dhe ne mendojmë që të 41 mijë serbët e asaj zone, të gjendur sot si të ardhur atje – territor ky që në të vërtetë quhet Veriu i Dardanisë – është mirë të largohen, se asgjë nuk do të bëjnë dot më; dhe pritet që ata të jenë thjesht punëtorë me mëditje të shqiptarëve, në Mitrovicë e kudo.

III.

Veriu i Kosovës është simbol i shqiptarizmit.

Albin Kurti duhet të vijojë rrugën e konsolidimt të territorit të Kosovës, si shtet i pavarur. Sepse me këtë akt të fituar, ai hyn triumfalisht në historinë e Shqipërisë së Bashkuar.

I gjithë terrori dhe dhuna e Serbisë kundër Kosovës, që pas shpalljes se pavarësisë së saj, ka qenë pikërisht për Veriun e Kosovës.

Serbia tani është një shtet në faliment.

Kurse Kosova është aspeki thelbësor i kohës historike të shqiptarizmit.

Rama të rrijë në punën e tij, se ndryshe mund të hyjë në rrugën e tradhtisë kombëtare.

Nuk do të ketë kurrë tërheqja nga Veriu i Kosovës.

Katër komunat e Veriut të Kosovës, janë absolutisht tokë shqiptare. Pushtuesit nuk mund të drejtojnë më atje.

Albin Kurti duhet të tregohet i vendosur, i qartë, i fortë kundër krimit të rrënjosur në Veri të Kosovës, dhe duhet të jetë edhe largpamës për të mos u dhënë më serbëve asnjë shpresë se mund të drejtojnë të katër komunat e Veriut të Kosovës.

Mitrovica, që etimologjikusht vjen nga emri i shenjtit shqiptar, priftit Shën Demitro, tani duhet të shpalosë realisht historinë e saj. Dhe gjithkush duhet ta dijë se një nga shqiptarët më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, ISA BOLETINI, ka lindur në Boletin të Mitrovicës.

Historia e Shqipërisë, ka ardhur koha që duhet të shkruhet larg nga penat e paguara në Beograd.

IV.

Rama në Bruksel, kështu si ai po flet, kuptohet se është ende me dorëzimin e Veriut të Kosovës Serbisë me ndërrim territoresh. A mos është Rama vërtet “finoku i kësaj epoke”, siç e ka quajtur një fallxhore në Paris në vitin 1996?

Kot e ke, o Ramë ziu! Nuk jepet ai territor se është marrë me 120 vjet sakrifica të shqiptarëve. Të gjithë ata që luftuan, kanë qenë heronj dhe njerëz të mendimit të lartë patriotik.

Sepse…

Sot, në këtë kohë kuptohet që Shqipëria dhe Kosova e kanë mundur plotësisht Serbinë kriminale dhe antishqiptare, që, në mbi 120 vjet, ka ushtruar terror antishqiptar.

Shqiptarët ndërkohë e kanë nën vete Serbinë në të gjitha aspektet kombëtare, por na paska dalë një Rama, Rama që nuk kuptohet se çfarë po kërkon me propozimet e tij.

Por, ky Rama, duhet ta dijë mirë vetëm një gjë se: ai që shkel mbi Lidhjen e Prizrenit, do të flaket nga Shqipëria mu si një copë rreckë. Dhe këtë ta ketë gjithmonë parasysh.

V.

Kurse…

Albin Kurti duhet të vijojë mbrojtjen historike të shtetit shqiptar të Kosovës, me çdo mjet. Sepse në Kosovë duhet që për çdo ditë të tregohet: forcë, trimëri dhe përgjegjësi historike kundër krimit serb, dhe deri në fund.

Por, duhet theksuar: se, sot ka ikur koha kur shqiptarët, me historinë e tyre të lavdisë shekullore, ishin të vetëm, dhe, për të mbrojtur territorin e tyre etniko-historik, u detyruan që, brenda sakrificës sublime, trimërisë dhe në bashkësi me malet e tyre, të vinin në vitin 1912 në Gadishullin Ilirik vetëm me: 800 mijë shqiptarë në Shqipëri, 500 mijë në Kosovë, 400 mijë në Maqedoni, 1,5 milionë në Greqi, dhe 4 milionë në Turqi: gjithsej: 7.2 milion shqiptarë, të shpërndarë nga dhuna antinjerëzore serbo-ruse e ushtruar kundër tyre.

Por, duhet të kujtohemi gjithmonë se, në luftrat kastriotiane të Shekullit të XV-të, popullsia e Arbërisë ka qenë me 4 milionë shqiptarë. Domethënë në 5 shekuj ajo u gjymtua nga banditizmi serbo-ruso-francez, dhe të gjithë këta të shpërndarë në Shqipëri, Kosovë, Turqi, në Mal të Zi dhe në Serbi. Por që koha e tregoi se ishin të mjaftë për të ringritur historinë e re të shqiptarizmit.

Dhe e ngritën.

VI.

Na duhet të theksojmë se ajo që bie në sy është fakti që, pas pavarësisë se Shqipërisë dhe krijimit të autonomisë së gjerë të Kosovës në vitin 1974, erdhi menjëherë periudha historike e rigjallërimit të shqiptarizmit.

Pikërisht si rrjedhojë e kësaj, po shohim se: në vitin 1991 shqiptarët në Ballkanin Perëndimor ishin rreth 8 milionë, pa përfshirë këtu 4 milionë arvanitasit që jetonin dhe jetojnë në Greqi.

Por duhet thënë se kjo është ende bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, ose në Gadishullin Ilirik. Se në të vërtetë shqiptarët jetojnë në Gadishullin Ilirik, ngaqë realisht ky është emri origjinal dhe historik, për atë që rusët, serbët dhe francezët e quajtën Gadishulli i Ballkanit, sepse i tmerronte, ashtu siç po i tmerron edhe sot, Iliria dhe Arbëria.

Por koha do të vijë, se ajo po ecën drejt Gadushullit Ilirik, pavarësisht nga lufta që vijojnë t’i bëjnë pushtuesit e trevave shqiptare të Gadishullit Ilirik. Dhe në këtë Gadishul nga,Turqia, në Shqipëri, në Kosovë në Meqdoni e në Mal të Zi, sot jetojnë 14 milionë shqiptarë.

Kjo tregon se…

Tani Shqiptarët e kanë fituar luftën për trojet e tyre dhe kuptohet në këtë shekull të ri, që sapo ka hyrë, të gjithë historianët e paguar nga Beogradi dhe nga Moska e dinë se ky do të jetë shekulli i shqiptarëve dhe i shqiptarizmit.

Sepse…

Shqiptarët e kanë fituar luftën e tyre, dhe tani po presin bashkimin kombëtar me tri qëndrat e tyre kryesore: Tiranën, Prishtinën dhe Shkup – Tetovën.

Prandaj…

Sapo që të garantohet Kosova dhe të fitohet edhe autonomia e një milion shqiptarëve që jetojnë si autoktonë në Maqedoninë e Veriut, do të vijë triumfalisht Bashkimi Kombëtar i 4 + 2 + 2 milionë shqiptarëve në një shtet të vetëm.

Po politika amerikane, a po e ndjek këtë trajektore të re etniko-politike të shqiptarizmit?

Sigurisht që po e ndjek.

Por, a do ta përkrahë Amerika me veprime konkrete këtë bashkim?

Kjo mbetet për t’u parë, por që politika amerikane e ka në favorin e vet këtë bashkim, kjo tani është e ditur si një aksiomë qëndrore e kësaj kohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here