Home Kryesore Kryemadhi kërcënon Tabakun: Kujdes kur përmend LSI-në

Kryemadhi kërcënon Tabakun: Kujdes kur përmend LSI-në

949
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një intervistë në “Now” me Erla Mëhillin në EuroNews, ka kërcënuar Jorida Tabakun në lidhje me atë se çfarë thotë në Komisionin Hetimor për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe personat Brenda kësaj partie. Ajo i ka kujtuar zonjës Tabaku se ka qenë pikërisht LSI ajo që e bëri nënkryetare të Bashkisë së Tiranës.

“Me zonjën Tabaku dua të bëj një gjë shumë të qartë. Duhet të jetë shumë e kujdesshme kur të përmendë emrin e LSI-së. Sepse ishte LSI që e bëri zonjën Tabaku nënkryetare bashkie dhe që bashkë me Pëllumb Seferin emëronin të gjithë edukatorët e cerdheve dhe kopshteve në Tiranë.

Të jetë e kujdsshme kur përmend emrin e LSI dhe ccdo personi brenda kësaj partie. Shqipëria sicc është një fshat i madh është edhe fshat i vogël shde të gjithë e njohim njëri tjetrin shumë mirë.

Duhet të jetë shumë korrekte kur përmend emrin e LSI-së në Komisionin Hetimor. Po ja them dhe po të dojë i hap edhe procesverbalin e Komisionit”, është shprehur Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here