Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.
Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.