Home AKTUALITET Lot, dhimbje, ikje/ Si u zgjuan sot ukrainasit mes bombardimeve dhe sirenave...

Lot, dhimbje, ikje/ Si u zgjuan sot ukrainasit mes bombardimeve dhe sirenave paralajmëruese

450
0

Dita e dytë e pushtimit, i ka gjetur ukrainasit rrugëve, mes sirenave paralajmëruese dhe bombardimeve.

Qytetet tashmë janë boshatisur në përpjekje për të shpëtuar jetën, pasi Rusia ndryshe nga ç’kishte paralajmëruar nuk po kursen as jetët e civilëve.

Qindra të vrarë raportohen mes civilëve, ndërkohë që Rusia vijon të sulmojë në të gjithë format.

 Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka thënë se forcat ruse janë duke shënjestruar zonat e civilëve, ndërkohë që Rusia ka shtuar sulmet në Kiev, duke nisur trupa dhe tanke nga tri drejtime.

“Ata thonë se objektet civile nuk janë shënjestra. Mirëpo kjo është një tjetër gënjeshtër. Në realitet, ata nuk bëjnë dallim mes zonave ku operojnë”, ka thënë Zelenskyi në një adresim më 25 shkurt.

“Ukrainasit janë duke demonstruar heroizëm” ka thënë ai, duke shtuar se “të gjitha forcat tona po bëjnë gjithçka që është e mundshme” për të mbrojtur njerëzit.

Kryeqyteti ukrainas, Kiev ka lëshuar alarmet pas rinisjes së sulmeve ruse në orët e hershme të së premtes, ka thënë televizioni ukrainas, ndërkohë që autoritetet lokale u kanë bërë thirrje njerëzve të strehohen në ambientet më të afërta.

Zelenskyi ka thënë se Rusia ka rinisur sulmet me raketa në orën 04:00 më 25 shkurt.

Ai ka thënë se 137 civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë vrarë nga sulmet ruse më 24 shkurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here