Pasojat e luftës Rusi-Ukrainë kanë sjellë efekte negative edhe në Shqipëri. Qindra kuksianë janë dyndur në pikat e shitjes së miellit për të siguruar rezerva. Qytetarët me automjetet e tyre, mjetet e transportit apo edhe triçikla po shpejtojnë të ngarkojnë thasët me miell.
Prej ditës së djeshme, transportuesit thonë se është rritur puna e tyre për shkak të luftës në Ukrainë.
Banorët thonë se që nga dita e nisjes së luftës është rritur me 200 lekë të reja edhe një thes miell. Sipas tyre, kjo është abuzive, pasi mielli që tregtohet në vend ka hyrë me çmimin normal para luftës.
Vlen të thuhet se Rusia është eksportuesi më i madh i drithërave në vendin tonë. Afro 70% të drithërave Shqipëria i siguron nga Serbia dhe Rusia.