Home AKTUALITET Lufta Rusi-Ukrainë/ Rama: Përgatituni shqiptarë, do të ketë rritje çmimesh

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rama: Përgatituni shqiptarë, do të ketë rritje çmimesh

1602
0

Duke shfrytëzuar rastin mbrëmjen e djeshme për pak protagonizëm në këtë kohë lufte, Rama u shfaq në një lidhje Live me Fevziun i cili po raportonte nga kufiri Poloni-Ukrainë.

Ai paralajmëroi se si pasojë e luftës do të ketë rritje të çmimeve pasi kjo do të ndikojë indirekt në ekonominë shqiptare.

Kryeministri thotë se qytetarët shqiptarë fuhet ta kenë të qartë që qeveria Rama është këtu për t’i mbrojtur.

“Së pari kur unë dola para disa muajsh dhe paralajmërova një periudhë shumë të vështirë krize për energjinë, natyrisht që nuk parashihja luftën, por ishte shumë e qartë që kishte filluar të frynte një erë e ftohtë në shpinën e Europës si rezultat i fillimit të asaj që sot është shumë e qartë se ku synonte një lëvizje e Putin në raport me gazin dhe furnizimin e tij dhe e lidhur kjo natyrisht dhe me efektet e post pandemisë. Ajo që qytetarët duhet ta kenë të qartë është që jemi këtu për t’i mbrojtur. Askush nuk ishte përgatitur se do kishte luftë. Duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë. Ne nuk jemi në frontin e parë, nuk na afekton ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve. “-deklaroi ai ndër të tjera.

Lufta Rusi-Ukrainë/ Rama: Shqipëria do ketë rritje çmimesh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here