Lulzim Basha ka shënuar humbjen e radhës në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në 6 Bashki.
Në të gjitha Bashkitë, rezultatet tregojnë se Basha ka një humbje drastike.
Partia Demokratike ka pësuar një humbje si kurrë më parë në historinë e saj. Një rënie më shumë se dramatike në të 6 bashkitë.
Sipas rezultatteve të deritanishme në Lushnjë 16.782 vota ose mbi 58% ka marrë Eriselda Sefa e Partisë Socialiste, e ndjekur nga Elton Bano i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ me 9210 vota ose 26% dhe me vetëm 3183 vota ose vetëm 11% Indrit Sefa nga Partia Demokratike.
Pra, kandidati i Bashës është i treti.
Në Durrës kryeson Emirjana Sako e Partisë Socialiste me 58% të votave .
Ajo ka marrë deri tani 18.822 vota. I dyti renditet Ardian Muka i ‘Shtëpisë së Lirisë’ me 9171 vota, ose 28% të votave.
Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 4.496 vota ose rreth 14%.
Në Shkodër, ku janë numëruar 131 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e lirisë”, Bardh Spahia është i pari me me 10.954 vota, 43.5%.
E dyta Majlinda Angoni me 9961 vota, ose 39.6%.
Kandidati i Lulzim Bashës, Xhemal Bushati, është i treti me 4290 vota, gati 17% të votave.
Në Rrogozhinë kryeson kandidati i PS me 5401 vota osse 60.3% .
Dhe vetëm në këtë Bashki, kandidati i Bashës, Ferdinand Saraçi renditet i dyti me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i ‘Shtëpisë së Lirisë’ me 1594 vota.
Në Dibër kryeson kandidati i PS-së me 6230 vota ose 64%.
I dyti është kandidati “Shtëpisë së lirisë” me 19.4% ose 1986 vota.
Dhe me një rënie më shumë se dramatike me 31% krahasuar me zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, vjen e treti Basha me kandidatin e tij Luan Haka që ka marrë 1581 vota.
Rezultatet në Vorë nxorën fitues Blerim Sherën të Partisë Socialiste me 7530 vota. Në vend të dytë Lulzim Vrana i koalicionit “Shtëpia e lirisë” me 2589 vota dhe në vend të tretë Ymer Marku, kandidati i Lulzim Bashës, mori vetëm 687 vota.
Pas humbjes së zgjedhjeve me 25 Prill, Lulzim Basha u shfaq para demokratëve duke thënë se “Lufta sot fillon, betejat nuk do të ndalen”.
Po tashmë cili do të jetë slogani i radhës i humbjes së Lulzim Bashës, i cili është për gines, për shkak të humbjeve të njëpasnjëshme.