Aktori Donald Veshaj është një nga personazhet më të komentuar të momentit. Veshaj mori të gjithë vëmendjen e shqiptarëve nga historia e dashurisë me Bora Zemanin si dhe hyrjen e tij në Big Brother Vip.
Gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother pati një eksperiencë dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosaj, raport i cili u komentua shumë, si një hyrje mes lidhjes së Donaldit dhe Bora Zemanit.
Mirëpo pas daljes nga realityshoët, lidhja mes Beatrix dhe Donaldit përfundoi. Dyshja fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, duke lënë pas të gjithë atë që përjetuan brenda shtëpisë së Big Brother.
Por nuk kanë munguar as dedikimet apo thumbat ndaj njëri-tjetrit, megjithëse tashmë nuk e dimë se kujt i dedikohen thumbet.
Së fundi, Donaldi në rrjetet sociale, ka shkruar: “Ama sot ti nuk je”.
Të gjithë kanë nisur të aludojnë se ky është një mesazh që i dedikohet dy vajzave, dy ish të dashurave të tij, Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt.