Home AKTUALITET Ministrja e Ramës tallet sërish me shqiptarët: Jo me 140 , por...

Ministrja e Ramës tallet sërish me shqiptarët: Jo me 140 , por me 126 EURO në muaj s’quhesh i varfër!

416
0

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj para pak ditësh deklaroi në një studio televizive se një individ që gjeneron të ardhura tek 130-140 euro në muaj, nuk konsiderohet i varfër. Kësaj deklarate ministrja i është rikthyer edhe sot në komisionin e Ekonomisë, ku po shqyrtohet propozimi i qeverisë për ndryshimin e buxhetit të vitit 2022. Gjatë fjalës së saj ministrja tha se në bazë të statistikave nga INSTAT shifra që i duhet një personi në Shqipëri për të mos u konsideruar i varfër është 126 euro dhe jo 140 siç deklaroi më herët.

Ju bëtë një referencë për minimumin jetik në asnjë moment unë nuk kam deklaruar minimumin jetik. Më është bërë një pyetje për një tregues statistikor që publikohet nga INSTAT që i takon kufirit të varfërisë dhe iu jam referuar kufirit të varfërisë të llogaritur nga INSTAT që për frymë është 126 euro, mund t’i referoheni INSTAT me mënyrën e llogaritjes së tyre që është metodologji e eurostat që aplikohet në gjithë vendet e rajonit pra nuk jam shprehur për llogaritje të ministrisë së financave dhe ekonomisë por për një tregues statistikor të publikuar nga INSTAT.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here