Florian Përvathi, i riu i cili vrau 65-vjeçarin në Lezhë, ka treguar sot për ngjarjen. Para policisë ai ka thënë se armën e kishte siguruar para një viti dhe e kishte menduar vrasjen. Mirëpo, ai nuk ka thënë se ku e kishte marrë armën që vrau vëllain e autorit që i kishte ekzekutuar babain.
Viktima Lekë Lekgjonaj ishte komshi me 17-vjeçarin. Ai ishte vëllai i Ndue Lekgjonaj, i cili në 2009 vrau babain e Florianit.