Home POLITIKE Myslim Murrizi: Berisha të kthehet të marrë drejtimin e PD, ose në...

Myslim Murrizi: Berisha të kthehet të marrë drejtimin e PD, ose në të kundërt të largohet së bashku me Bashën

271
0

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur ditën e sotme për opozitën dhe klimën politike në PD, teksa propozoi që Sali Berisha të kthehet dhe të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

Sipas tij, nëse Berisha nuk e bën këtë lëvizje, atëherë ai duhet të largohet së bashku me Bashën.

“Basha nuk shoh se ka zgjidhje përveçse ikjes nga PE. Berisha ka dy opsione, ose të ikë vetë nga grupi parlamentar dhe të rrijë 4 vite deputet, ose të kthehet dhe të marrë PD-në dhe të jetë kryetar i saj dhe të bëjë betejën në 2023.

Humbjen e Bashës e lidh me humbjen e reputacionit të SHBA. Basha është fije jonxhe, nuk e mbron dot nga plumbat e SHBA-së, por as nga llastiqet. Mos të fshihet pas gishtit duhet të kthehet drejtpërdrejtë,e të luajë fortë e të thotë unë jam këtu. Të dali të marrë PD, të votohet te anëtarësia e partisë, Luli të hapi rrugën dhe të ikë.

Duam apo nuk duam 25 prilli ishte një provë. Nuk do qajnë demokratët pas ikjes së tyre. E ftoj Berishën të kthehet drejtpërdrejtë dhe të çojë PD-në në fitore”, tha Murrizi në Top Talk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here