Home Kryesore Nafta 2 mijë e 500 lekë, Rama: Shtrëngoni dhëmbët!

Nafta 2 mijë e 500 lekë, Rama: Shtrëngoni dhëmbët!

474
0

Edi Rama ka komentuar rritjen drastike të çmimit të karburantit në Shqipëri, ku një litër naftë sot shitet me 238 lekë.

Ai i është përgjigjur komentit të një qytetari në Facebook, i cili i kërkon të marrë masa, si ajo e heqjes së taksës së karburantit, ndërsa i kujton çmimet në vendet e rajonit.

Rama shkruan:

Po energjinë elektrike ta rrisim siç kanë bërë Kosova dhe Maqedonia, se me taksat po e mbajmë pa e rritur?! Natyrisht jo, sepse ka një fije logjike e gjitha dhe po e përsëris edhe tjetrën, Kosova, Maqedonia e të tjerë e kane veç taksen e qarkullimit qe ne e kemi në çmim! Por mbi të gjitha është kohë lufte prej vërteti, prandaj duhen shtrënguar dhembet e ecur përpara, duke i lënë për ca me vonë ankesat sikur asgjë s’ka ndodhur!

Nafta po shkon 2 mijë e 500 lekë, Rama: Do shtrëngojmë dhëmbët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here