Home Bota NATO ultimatum Rusisë/ Të ndalojë menjëherë luf*tën

NATO ultimatum Rusisë/ Të ndalojë menjëherë luf*tën

594
0

Në Bruksel tashmë është zhvilluar samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s, në fokus të të cilit ishte lufta në Ukrainë.

Në deklaratën e përbashkët të liderëve të NATO-s, thuhet se po marrin masa për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e aleatëve “në të gjitha fushat dhe me një qasje 360 gradë”.

Liderët Perëndimorë i kërkojnë Rusisë të ndalojë luftën “menjëherë”.

“Ne po rrisim qëndrueshmërinë e shoqërive tona dhe infrastrukturës sonë për të kundërshtuar ndikimin keqdashës të Rusisë”, shton deklarata, duke përfshirë edhe kundër sulmeve kibernetike.

Udhëheqësit vlerësuan popullin e Ukrainës, të cilët thonë se kanë “frymëzuar botën me rezistencën heroike ndaj luftës brutale të Rusisë”.

Deklarata vazhdon duke i kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që “të ndalojë menjëherë këtë luftë dhe të tërheqë forcat ushtarake nga Ukraina”.

Ajo i bën thirrje Bjellorusisë që të “t’i japë fundo bashkëfajësinë e saj” në pushtimin e Rusisë.

Nderkohe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi në konferencën për shtyp pas samitit të jashtëzakonshëm, se pushtimi rus është kërcënimi më i madh për sigurinë në gjeneratë.

Populli i Ukrainës ka treguar guxim dhe vendosmëri duke luftuar për lirinë dhe të ardhmen e tyre. “Ne qëndrojmë me ta,” tha ai.

Stoltenberg thotë se pushtimi i Ukrainës nga Putini ka ndryshuar mjedisin tonë të sigurisë në afatgjatë dhe NATO është e përgatitur për “aspektin afatgjat”.
Ai rithekson se aleanca ka rritur praninë e saj në lindje dhe sot ka rënë dakord për katër grupe të reja beteje që do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.

Stoltenberg thotë se aleatët e NATO-s po koordinojnë përpjekjet kur bëhet fjalë për sigurinë energjetike. Kjo përfshin diversifikimin e burimeve të furnizimit dhe reduktimin e varësisë nga nafta dhe gazi rus.

I pyetur për Kinën, ai tha se mesazhi i NATO-s është se ata duhet t’i bashkohen pjesës tjetër të botës në dënimin e “luftës brutale kundër Ukrainës” dhe të mos mbështesin Rusinë me mbështetje ekonomike apo ushtarake.

“Liderët e mbrojtjes ranë dakord për të investuar në mborjtje. Përpara samitit të Madridit në qershor, shumë vende aleate njoftuan planet për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Europa dhe Amerika do vazhdojnë të qëndrojnë të forta në NATO.


Kemi rritur prezencën tonë në lindje, kemi vendosur 4 batalione të tjera në lindje për një prezencë afatgjatë në pjesën lindore të Aleancës. Detajet do të vendosen në samitin tonë në qershor. Jemi përgatitur për një kohë të gjatë. Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar mjedisin e sigurisë në aspektin afatgjatë. Është një normalitet i ri dhe NATO është duke u përgjigjur në aspketin afatgjatë. Kina duhet t’i bashkohet pjesës së tjetër të botës, të dënojë fort ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë”, deklaroi Stoltenberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here