Home Kryesore “Nëse nuk e përjashton, fëmijët do të kenë pasoja”, Berisha nxjerr bisedën...

“Nëse nuk e përjashton, fëmijët do të kenë pasoja”, Berisha nxjerr bisedën me Bashën

1040
0

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Elbasan ka treguar edhe një bisedë të bërë me Lulzim Bashën përpara se ky i fundit ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar.

Sipas Berishës, Basha i kishte thënë se nëse nuk e përjashtonte nga partia, atëherë fëmijët e ish-kryeministrit do të kishin pasoja. Porish-kryeministri tregoi se iu përgjigj duke thënë se pavarësisht pasojave, ai nuk e pranon turpin.

“Shumë debate ka pasur mbi qëndrimin e Sali Berishës dhe jam i bindur se jo të gjithë e kanë pasur të qartë se ky qëndrim në mënyrë absolute kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb dhe kjo ishte forca ime.

E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë më të më pat thënë se nëse nuk e përjashton Berishën fëmijët e tij do kenë këto pasoja. Nëse nuk e përjashton, PD do ketë këto pasoja. I them se edhe vendi do ketë, të gjitha le të bëhen se fëmijët e mi, PD, kombi im më të keqe kanë turpërimin, përçmimin dhe nënshtrimin nuk e pranoj kurrë”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here