Home POLITIKE Nuk bën dot grup parlamentar/ LSI fut në sherr mazhorancën me PD-në!

Nuk bën dot grup parlamentar/ LSI fut në sherr mazhorancën me PD-në!

284
0

Edhe seanca e dytë e Parlamentit nuk kishte se si të mos shfaqte mbi të gjitha mungesë etike nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e cila ndërsa në seancën e parë grisi fletët e votimit ( një gjetje e Bashës që të mos i iknin votat për Lindita Nikollën!), dhe shoqëroi me të bërtitura e zhurmë fjalën e Kryetares së sapo zgjedhur të Parlamentit, në seancën e ditës së dytë, vetë Kryetari Basha iu hakërrye Kryetares së Kuvendit!

Dhe pasi mërmëriti nëpër gojë disa fjalë pa kuptim, u ngrit e iku nga salla duke marrë pas vetes edhe deputetët e tjerë të partisë së tij.

Arsyeja e sherrit mes maxhorancës dhe PD u bë sërish LSI.

Ka qenë një ndërhyrje e Petrit Vasilit, i cili i kërkoi Kryetares së Kuvendit shpjegime se pse ai dhe tre deputetët e tjerë të LSI nuk ishin përfshirë në komisionet parlamentare.

Këtë çështje në fakt duhej ta kishte zgjidhur vetë zoti Vasili, i cili duhet ta dijë që është partia ajo që i ndaj deputetēt e vet nëpër grupe, po kjo është temë tjetër.

LSI nuk bën dot grup parlamentar, gjë që do të thotë se ajo as përfiton dot ato përfitime që ka një grup parlamentar.

Kryetari i grupit parlamentar të PD Alfred Rusho kërkoi ndërprerje punimeve të seancës, me arsyetimin që ti plotësohej kërkesa Petrit Vasilit.

Mirëpo këtë propozim e ka kundërshtuar kryetari i grupit socialist Taulan Balla. Kaq u desh dhe na u nevrikos Lul Basha dhe ikën sërish nga senaca.

Ndërkaq, LSI ka kohë deri në seancën e rradhës të zgjidhë problemin e krijimit të grupit parlamentar.

Nga PD nuk ka asnjë shans që ajo të marrë deputetë borxh, kështu që i mbetet ose t’i kërkojë borxh mazhorancës, ose të krijojnë një grup të përbashkët me partinë e Tom Doshit që ka vetëm tre deputetë dhe pa ndihmën e PS-së nuk krijon dot grup parlamentar.

Pavarësisht hamendësive se si do të vejë puna e grupit parlamentar të LSI që me gjasë nuk do të mind të krijohet, ajo që bie në sy është ngrirja e marrëdhënieve mes PD-së dhe LSI-së, reflektuar edhe në “armiqësinë” e kexueshme qartë në marrëdhëniet e Bashës me Kryemadhin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here