Home AKTUALITET Nxënësit e gjimnazeve Vorë ngrijnë dy fushata lokale.

Nxënësit e gjimnazeve Vorë ngrijnë dy fushata lokale.

265
0

Projekti Speak Up, është një projekt i cili është implementuar në katër gjimnaze në Kamëz dhe Vorë, dy prej të cilave kanë përfshirë Bashkinë Vorë. Ky projekt ka në fokos nxitjen dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje, duke nxitur gjithashtu dhe aktivizmin rinor në këto zona. Speak Up është i financuar nga Lëviz Albania dhe implementohet nga Organizata New Vision.

Nxënësit e gjimnazeve ‘Vajdin Lamaj’ dhe ‘Isa Boletini’ kanë qënë pjesë e trajnimeve me ekspertë, me në fokus ngritjen e fushatave lokale dhe proceseve juridike që vijnë me dorëzimin e kërkesave ndaj institucioneve vendore.


Kërkesat e nxënësve lidhen drejtpërdrejtë me realizimin e orës së tyre mësimore në cilësinë më optimale. Gjimnazi Vajdin Lamaj, përgjatë këtyre muajve është angazhuar në zhvillimin e një peticioni me mbi 250 firma të cilët kërkonin, rikonstruktimin e palestrës së tyre n ëmnyrë që të kishin mundësi të zhvillonin normalisht orën e edukimit fizik. Gjatë diskutimeve të rinjtë ishin mjaft të vetëdijshëm dhe të vendosur për të trajtuar këtë problematik, me shumë rëndësi për ta.
Gjimnazi Isa Boletini, ndërkohë gjatë muajve të implementimit të projektit ka ndjekur procesin e vendimit lidhur me rindërtimin nga e para të godinës së shkollës, proces për të cilin nuk kishin informacion.

Gjendja e godinës interferonte në zhvillimin cilësorë të orës mësimore dhe nxënësit në nevojë për një përgjigje, i drejtuan Bashkisë Vorë, si institucioni përgjegjës një kërkesë për kohën e fillimit të rindërtimit. Shumë shpejt përgjigja erdhi, dhe aktualisht shkolla është në proces rindërtimi.


Ashtu sikundër me Bashkinë Kamëz, edhe nxënësit e dy gjimnazeve u takuan e z.Kryeatar dhe Drejtoritë e Urbanistikës, Arsmit, Sportit dhe Kulturës, për të diskuar nga afër mbi problematikat e tyre dhe për të marr një zot inga ana e tyre mbi realizimin e këtyre kërkesave.


Diskutimi mes të rinjve dhe përfaqësuesëve nga Bashkia ishte mjaft shpresëdhënës për bashkëpunimet në të ardhmen mes aktivistëve të rinj dhe institucionit, Synimi i projektit për të aktivizuar iniciativën qytetarë mes të rinjve mund të themi se u arrit me sukses, pasi të rinjtë kanë dëshmuar një përkushtim dhe përpjekje mjaft serioze përgjatë 9 muajve projekt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here