Mëngjesin e sotëm ka nisur sërish aksioni për shembjen e banesave që kanë mbetur ende në zonën e “5 Majit”.
Gjatë kësaj situate ka pasur edhe përplasje fizike mes banorëve dhe efektivëve të policisë. Madje banorët kanë hedhur drejt efektiveve dhe gurë, ndërsa këta të fundit janë përgjigjur me spraj lotsjellës
Policia madje ka shoqëruar edhe disa prej banorëve që kanë kundërshtuar me dhunë policinë e Shtetit. Banorëve të “5 Majit” në njësinë numër 4 dhe 8 do tu shemben sot banesat.