Kreu i PD, Lulzim Basha po kundërshtohet në mënyrë masive nga të gjitha degët e PD-së, për vendimin personal, për përjashtimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentarë.
Mësohet se kryesia e PD e Durrësit ka reguar ashpër kundër Lulzim Bashës, duke e kundështuar dhe akuzuar se ka shkelur statutin me vendimin per Berishën.
Ky reagim ka ardhur në mbledhjen që ka zhvilluar së fundmi, PD në Durrës, ku fillimisht ata i janë përveshtur kreut të PD –së, së Durrësit, Ferdinand Xhaferraj.
Ky i fundit është përpjekur t’i gënjejë për të justifikuar Bashën, duke thënë se Amerika do t’i ndihmojë.
Por ata nuk kanë hequr dorë nga kundështitë e tyre se Basha ka shkelur statutin , ndaj kërkojnë dorëheqjen e tij të parevokueshme.