Home Bota Presidenti ukrainas refuzon ofertën e SHBA për evakuim: Kam nevojë për municione,...

Presidenti ukrainas refuzon ofertën e SHBA për evakuim: Kam nevojë për municione, jo për udhëtim

1242
0

Ukraina po përballet me zemërimin e egër të Putin dhe raketat e tij të fuqishme ushtarake që po marrin shumë jetë të ukrainasve. Në një kohë kur shteti ukrainas po përjeton ngjarjen më të rëndë, Uashingtoni i ofroi Volodymyr Zelenskyt ndihmë në evakuimin e tij nga Ukraina. Pas kësaj oferte ka ardhur reagimi i presidentit ukrainas i cili ka deklaruar se ka nevojë për municione dhe jo udhëtim.

“Lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo për udhëtim.”

Ndërkohë më herët Moska tha se nga frika e pushtimit rus, presidenti ukrainas ka ikur nga Kievi. Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Përmes një video të publikuar në Facebook-un e tij, Zelensky tregon se është në Ukrainë duke mbrojtur deri në fund vendin e tij. I rrethuar nga këshilltarët e tij, Zelensky shprehet se nuk ka aspak frikë dhe se nuk fshihet nga askush.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here