Home AKTUALITET Rama kërcënon furnizuesit e naftës/ “Askush nuk guxon të ndryshojë më çmimin”

Rama kërcënon furnizuesit e naftës/ “Askush nuk guxon të ndryshojë më çmimin”

768
0

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sot publikisht furnizuesit e naftës në vend.

Gjatë një takimi që po zhvillon sot me furnizuesit e naftës, Rama ka kërcënuar se nëse dikush shfaq në tabelë çmime që nuk janë vendosur nga bordi, do të ndëshkohet me heqje të pikës së karburantit.

Rama tha se brenda 24 orëve do të dalin me një akt normativ për t’i dhënë mundësi qeverisë të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë, bashkë me furnizuesit. Rama tha se kjo do bëhet përmes Bordit Kombëtar të furnizimit me naftë dhe se kushdo që vendos çmime të pamiratuara, do humbasë pikën e karburantit.

Unë mendoj që ju duhet të jeni të vetëdijshëm se i përkisni asaj pjesë të shoqërisë që duhet të bëjë sakrificë. Kjo nuk është koha për të fituar, por për të rezistuar dhe për të ndarë pjesën tuaj të barrës. Ne kemi detyrimin të mbajmë barrën më të madhe, qeveria, të gjithë kanë detyrimin të mbajnë pjesën e tyre të barrës. Do të mbani pjesën tuaj se nuk mund të ndodhi që të fitoni asgjë më shumë seç ju duhet që të vazhdoni të furnizoni popullin shqiptar dhenë këto kushte brenda 24 orësh do kalojmë një akt normativ dhe qeveria do hy në administrimin e furnizimit bashkë me ju, përmes një bordi kombëtar të furnizimit me karburant dhe çdo ditë ju dhe qeveria dhe nuk do ketë asnjë çmim të pamiratuar nga bordi, kush do e bëjë do humbasë pikën e karburantit“, -tha Rama.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here