Kryeministri Edi Rama prej disa minutash po mban fjalën në parlament, ku po prezanton programin e qeverisë për mandatin e tretë.
E teksa ai prezanton programin, kreu i PD Lulzim Basha shfaqet i qetë, por pa interes për atë çfarë po thotë Rama.
Basha është kapur nga kamera teksa shihet duke folur në telefon. Ai mban dorën para gojës dhe bisedon në telefon.