Home DJE & SOT Rigels Karriqi: Kur do të shoh demokraci të konsoliduar një ditë në...

Rigels Karriqi: Kur do të shoh demokraci të konsoliduar një ditë në Shqipëri?

475
0

“Tradhtari i kombit”, do thonin tiret andej nga anët tona, nëse do të mësonin që Kryetari bashkisë në Kanë (Cannes) i partisë “Les Républicains” dhe mbështetës i kandidates për Presidente të kësaj partie Valérie Pecresse, firmosi që Jean-Luc Mélenchon të mbledhë 500 firmat që i duhen për të qenë kandidat zyrtar. Jean-Luc është kryetar i partisë “France Insoumise”, i krahut të majtë. Të dy personat kanë një ndarje ideologjike.

Kjo mbështetje jepet në kuadrin ligjor që Franca ka si kriter për të qenë kandidat për zgjedhjet presidenciale (është kusht i modifikuar që nga vendosja e Republikës së V-të, në 1958, nëpërmjet referendumit. 500 firmat janë vënë si kusht për të ulur numrin e kandidatëve, pasi në zgjedhjet e vitit 1974 kanë qenë 12 kandidatë dhe para 1974 duheshin vetëm 100 firma ose “parrainage”.

Këtë firmë sipas kodit zgjedhor kanë të drejtë vetëm: Kryetarët e bashkive dhe komunave, anëtaret e këshillave të qarqeve dhe rajoneve, kryetarët e këshillave ndërkomunalë, deputetët dhe eurodeputetët).

Që nga 2017-ta, formulari i plotësuar ose firma e dhënë për X kandidat nga të zgjedhurit, duhet dhe bëhet publik. Publikimi i formularit ka bërë që shumë kryetarë komunash nuk pranojnë të japin firmën, pasi i druhen votuesve të tyre për zgjedhjen që bëjnë (ka shumë Kryetarë komumash të vogla pa parti politike), për të shmangur konsumimin e tyre politik në zgjedhjet e tyre lokale.

Për këtë arsye, 3 kandidatë që kanë 40% të votave sipas sondazheve, nuk po arrijnë që të jenë kandidatë zyrtarë, nuk kanë arritur dot të mbledhin 500 firma e duhura që të regjistrohen si kandidatë. Jean-Luc Melenchon nga France Insoumise, Marine Le Pein e “Rassemblement National” dhe Éric Zemmour i partisë së re “La Reconquête”.

Më pëlqejnë fjalët që thotë Kryetari i qytetit të Kanës : “Ne duhet të bëjmë kujdes që këto zgjedhje të jenë zgjedhje të verteta”. Ia fut kot gjithë ditën them unë : në bëmë zgjedhje si në epokën e xhaxhit, ku kandidati kishte kundershtar veten e tij (zgjedhjet e 2019). Vazhdon me arsyetimin e tij llogjik: “Kandidati (i referohet Mélenchon) nga i cili jam i larguari”, “Unë luftoj me vullnet bindjet e tij, idetë e tija dhe vlerat e tij” dhe shton, “nëse këta nuk dalin kandidat, është një plagosje e DEMOKRACISË”.

Përfundimisht, këta politikanët e Francës duhet medoemos që të bëjnë praktikë tek “Poli-hajnat e Shqipërisë” ose me saktë, tek “hajdutët me kostum politikani”, se politikaner nuk janë këta tanët, nuk mund t’i lemë që të firmosi kryetari i bashkisë Kanë, i dalë nga LR, që të dalë kandidat kundërshatari i tyre”.

Nga e gjithë kjo, me kujtohet rezistenca që Artur Topi bëri në 2015-ën për të dalë kandidat nga populli per zgjedhjet lokale. Banditët e qeverisë bënë çdo gjë dhe nuk e lejuan që të ishte kandidat. Me lolot e tyre të KQZ-së, ia nxorrën firmat e pavlefshme (sipas parisë së PS-së Prrenjas në këtë periudhë, firmëtari i dështuar i pavarësisë së Prrenjasit çoç kishte firmosur në emër të njerëzve. Megjithëse duket si dikotomi, nga njëra anë e tregojnë per njeri që abuzon me ligjin dhe ana tjetër e nderojnë në poste drejtuese sot. Punë bandash me pak fjalë).

“Jam i djathtë dhe i jap mundësinë kundërshtarit tonë që të dalë kandidat për të mbrojtur demokracinë,” thotë francezi. Pushtat e Shqipërisë e kanë bërë kodin zgjedhor si koka e tyre, që duhet të mbledhësh firma për të dalë kandidat. Dhe kur I mbledh ato, të nxjerrin qindra pengesa vetem e vetem qe të mos kene kundershtar perballë tyre.

A thua se gara ne Shqiperi eshte për Président të Francës dhe jo për anëtar këshilli, kryetar bashkie apo dhe deputet?!

Prandaj i urrej për vdekje banditët e politikës shqiptare nga Sali Krimineli dhe deri tek roja i bashkisë së Prrenjasit.

Tiret që na eksitohen dhe na japin mend nëpërmjet statuseve të lëpirjes, mund ta dëgjojnë videon dhe aty do kuptojnë që janë njerëz të pa dobishëm dhe vetëm lepires të pushtetit për të përfituar.

Makiaveli tek vepra e tij “Princi”, e thotë qartë për këta lëpirësa: “Kushdo që do të përfitojë favore nga pushteti, i ofrojnë Princit çdo gjë të mirë që kanë. Dhe tiret nuk kanë pasuri që t’u ofrojnë banditëve të pushtetit në Shqipëri veç karakterit të tyre, që janë kthyer skllevër të epokës moderne, vetëm e vetëm që të përfitojnë ekonomikisht nga postet që marrin si shpërblim.

Shkurt, demokraci është kjo që flet Kryetari në Kanë, jo ajo e Ali Babës që luan me Lulushin etj, vetëm që populli të mos kuptojë realitetin.

Në Francë, bëjnë çdo sakrificë në emër të demokracisë, në Shqipëri mirë që nuk të japin dorë për hir të vlerave të demokracisë, por të nxjerrin çdo lloj pengese që të mos jesh kandidat (rasti Turi Topi 2015). Dhe Tiret thonë se fajin e ka Macron që nuk pranohet Shqipëria në BE. Në Francë, për të qenë kandidat për zgjedhjet lokale, duhet të ndërtosh një listë kandidateëh për këshillin aq sa është numri i këshillit të bashkisë, në Shqipëri duhet që të mbledhësh firma.

Me pak fjalë, Tirosje të mbarë.

Se di, nese do arrij qe të shoh kete demokraci të konsoliduar të Frances një ditë në Shqipëri 🤔?

Me pak fjalë, Tirosje të mbarë tire te pështira që e morët ne qafë vendin !

PS: Tire u drejtohem vetem atyre që abuzojnë në kurriz të socialistëve (dhe të njerëzve) të ndershëm.

Se mos vazhdoni me idiotsine se kam “ meri personale” 🤣

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here