Cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Kjo është një nga pyetjet që gjithmonë ka shkaktuar debate mes tifozëve, por edhe specialistëve. Sipas Dr. Tom Crawford, i cili punon si matematicient në Universitetin e Oksfordit, është përpjekur të zgjidhë debatin “G.O.A.T” një herë e përgjithmonë në emër të LiveScore.
“Si tifozë të futbollit ne të gjithë jemi rritur të hipnotizuar nga lojtarët më ikonikë të brezave tanë përkatës. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për të debatuar për më të madhin e të gjitha kohërave, kurorëzimi i G.O.A.T ka qenë një sfidë e vështirë”, ka thënë Ric Leask, Drejtor i Marketingut në LiveScore.
Për të qenë pjesë e listës së ngushtë të Indeksit G.O.A.T, lojtarët duhet të kenë fituar të paktën dy çmime të Topit të Artë. Lojtarët e listës së ngushtë atëherë duhej të shënonin shumë gola kundër shtatë kategorive të ndryshme për t’u kualifikuar në 10-shen e fundit.