Home Kryesore Rrëfehet Kryemadhi, tregon si ra në dashuri me Metën në korridorët e...

Rrëfehet Kryemadhi, tregon si ra në dashuri me Metën në korridorët e PS

611
0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rrëfyer me detaje njohjen e saj me Presidentin Ilir Meta, dhe se sir a në dashuri me të në korridoret e PS.

Në një dalje televizive, Kryemadhi tha se në fillim e ka patur inatë pasi është maskilist, por sot nuk jeton dot pa të.

“Ata i përjetojnë ankthet e emocionet tona por nuk i shprehin. E vogla qan në telefon dy orë ndërsa djali reagon me vështrime. Jam impulsive dhe posesive si në politikë edhe në prindërim. Ditëlindjen nuk e festova, foton ma bëri Ilir Meta.

Dashuria jonë, Iliri ka qenë njeriu që kam patur inat shumë se është maskilist, urrejtja kthehet në dashuri, nuk e kam kuptuar asnjëherë se si rashë në dashuri, ishim në korridorin e PS, në janar të 94 i kam dhënë puthjen e parë. Kam qenë 20-vjeç, Nofkat kanë qenë të çuditshme, noshi zemër. Nëse bëj diçka të mirë, nëse nuk më thotë Ilir Meta e ke bërë mirë kam dështuar. Nuk jetoj dot pa të. Më bën shumë herë të bie në dashuri,” tha Kryemadhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here