Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të hidrokarbureve për periudhën 23-25 mars 2022.
Krahasuar me vendimin e mëparshëm, çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur me përkatësisht 12 dhe 7 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pa ndryshuar, 93 lekë/litri.
Çmimi me shumicë i naftës do të jetë 227 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 233 lekë/litri, kurse i benzinës 218 lekë/litri.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022 ka mbetur i pandryshuar, 93 lekë/litri.