Home EDITORIAL Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës/ Bordi i Transparencës publikon shifrat

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës/ Bordi i Transparencës publikon shifrat

964
0

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të hidrokarbureve për periudhën 23-25 mars 2022.

Krahasuar me vendimin e mëparshëm, çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur me përkatësisht 12 dhe 7 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pa ndryshuar, 93 lekë/litri.

Çmimi me shumicë i naftës do të jetë 227 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 233 lekë/litri, kurse i benzinës 218 lekë/litri.

 Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022 ka mbetur i pandryshuar, 93 lekë/litri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here