Home Bota Rusia: Shqipëria po dërgon ushtarë në Ukrainë

Rusia: Shqipëria po dërgon ushtarë në Ukrainë

1198
0

Lufta e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë mund të ndodh nga momenti në moment, ndërsa provokimet nga ana e Rusisë kanë vijuar.

Vetëm ditën e djeshme mësohet se janë dëgjuar 60 të shtëna armësh, teksa edhe sot nuk kanë munguar krisje e armëve ruse në kufirin me Ukrainën. Putin nuk di të ndalet provokimet. E nisi me deklaratën se do të tërheq trupat ushtarake nga kufiri me Ukrainën, por që gjatë ditës së djeshme sulmoi me predha një kopsht fëmijësh në Ukrainë, ndërsa doli zbuluar edhe për një urë të fshehtë që po ndërton në afërsi të shtetit që pritet të pushtojë.

Ministri i jashtëm rus: Shqipëria po dërgon ushtarë në Ukrainë

Ndërkohë mediat ruse shkruajnë se në rajonin e Donbass në Ukrainën juglindore po rekrutohen mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina. Sipas mediave ruse, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina janë dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. Lavrov tha se Rusia po i verifikon me shumë kujdes informacionet që ka mbledhur për rekrutimin e mercenarëve, për të luftuar në Donbas.

Sergey Lavrov:

Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina po bëhen pjesë e krimit. Ata po rekrutojnë ushtarë për të marrë pjesë në konfliktet Rusi-Ukrainë që po nxiten gradualisht. Ushtarët janë dërguar në Donbass dhe po provokojnë Rusinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here