Home PAKATEGORIZUAR Sali Berisha “vrau” veten

Sali Berisha “vrau” veten

451
0

Dje, Lulzim Basha bëri një veprim pas një kërkese të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, në fakt do të kishte një mijë e një mënyra të tjera për t’u sjellë me Berishën. Por, Luli u soll me atë ashtu siç është sjellë këto tetë vite me Partinë Demokratike dhe ai “vrau” Berishën politikisht, por mesa duket qartazi Berisha nuk është një “kockë e lehtë” për t’u “ngrënë” nga Luli. Dhe e vetmja gjë që mund të pranohet, është se Berisha “vrau” veten, me vendosjen e Lulit në krye të PD.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showPor, kjo ngelet për t’u parë se cili do jetë reagimi, pasi nga sot e në vazhdim pritet të ketë lëvizje të forta kundër Lulzim Bashës, brenda Partisë Demokratike.

Pse Berisha “vrau” veten

Berisha “vrau” veten sepse në fakt ishte ai që e zgjodhi Lulzim Bashën. Ishte ai që e solli në vitin 2005 në PD. Një njeri i pashkolluar në fakt, i cili vetëm për shkak të anglishtes që dinte punonte në Kosovë.

Kishte ardhur dhe u shpall në atë kohë në Tiranë si një njeri vizionar etj. Megjithëse tani së fundi kanë dalë edhe dokumentat se prej më shumë se 12 vitesh, mezi mbylli ciklin e tij shkollor në Hollandë. (Lexo ketu)

Por, këto detaje nuk kanë shumë rëndësi.

Berisha “vrau” veten sepse gjithçka fillon me vendosjen e Lulzim Bashës nëpër ministri, duke e qarkulluar e duke menduar se të nesërmen do ishte një trashëgimtar i tij.

                                       21 janari, 2011

Nga Ministria e Brendshme, tek e Jashtmja dhe Transportet. Fillojnë skandalet me rrugën e Kombit tek ministria e Transportit, shkon tek skandali me ujërat territorial me Greqinë tek ministria e Jashtme, dhe më pas në ministrinë e Brendshme, 21 janari. Vrasje të cilat Berisha i mori përsipër, megjithëse Lulzim Basha ishte ministri përgjegjës. Luli doli i pafajshëm dhe të paktën as nuk u hetua ndonjëherë për ato vrasje.

Më pas shkojmë tek Bashkia e Tiranës, ku qëndroi për katër vite dhe nuk bëri asgjë. Sërish nga Berisha u mbajt.

Është vetë Doktori i cili në mënyrë të njëanshme ndërhyn në garën e zgjedhjeve të vitit 2013 në Partinë Demokratike, pasi Lulzim Basha regjistroi rezultatin më katastrofik në Shqipëri, në Tiranë dhe PD doli në Opozitë.

Në 22 korrik pati një betejë me Sokol Olldashin. Sali Berisha ishte njeriu që vendosi në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Sulmoi njerëzit dhe rivalët e Lulzim Bashës.

Vendosi Bashën në krye të PD, duke përjashtuar njerëz dhe duke thyer selinë e PD në Durrës, duke përjashtuar njerëz në Fier apo në Korçë. Duke telefonuar dhe folur dhunshëm, thjeshtë dhe vetëm që Lulzim Basha të bëhet kryetar i PD-së.

Por, le të shohim sesi do të ecë më tej, Luli, i zgjedhuri i Doktorit.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna showNjeriu i cili në parti shihej si “djali” i Berishës.

Gjithçka fillon me hyrjen në parlament. Me Reformën Administrative dhe Reformën në Drejtësi. Tek ajo Administrative, në mënyrë të pabesueshme Lulzim Basha nuk përfshiu partinë. Fillon format e bojkotit dhe përplasjet. Fillon konfliktet me ndërkombëtarët për Reformën në Drejtësi. Dhe sa herë duhej të jepte atyre llogari, atyre iu thoshte se “Këto nuk janë veprimet e tij dhe se Partinë Demokratike e drejton Sali Berisha”.

Shkojmë më tej, tek pazaret për ligje të ndryshme. Siç ishte rasti i pazarit për Ligjin e Arsimit të Lartë. Të cilin premtoi se do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese, por më pas mbylli gojën.

Kryesorja e mandatit të parë, pra e 4-vjeçarit të parë si kryetar i PD-së, është çadra. Marrëveshja me Ramën dhe zgjedhjet.

Lulzim Basha tre muaj para zgjedhjeve fut Partinë Demokratike në çadër dhe fillon një pranverë të vështirë për Opozitën, e cila çoi deri në izolimin e saj të plotë. Kërkon rrëzimin e Edi Ramës, por në finale shkon e bën një marrëveshje me kryeministrin dhe përfundon si “armik” i LSI-së dhe Ilir Metës.

Në 2017 përgatiti një palë lista skandaloze, të cilat i japin Partisë Demokratike një rezultat 30% gati më pak sesa në vitin 2013.

Pra, Partia Demokratike nga rreth 700 mijë vota në vitin 2013, shkon në 450 mijë vota në vitin 2017.

Humbje e turpshme, goditet elita e PD-së, fillojnë përplasjet e brendshme. Basha nxiton të bëjë një garë, Berisha nuk flet.

Është sërish Doktori që mandatin 4-vjeçar të Lulzim Bashës nuk e përflet, por shikon tek e ardhmja.

“Vriten” bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ish-ministra të suksesshëm që kishte pasur në qeverisje. Shumë zëra ndryshe dhe më elitarë se Lulzim Basha. Doktori hesht.

Në PD zhvillohen një palë zgjedhje të turpshme. Përjashtohen kandidatët e tjerë. Nuk i jepet askujt asnjë afat, asnjë mbështetje. Berisha sërish hesht, Basha rizgjidhet kryetar.

Fillon parlamenti i ri. Çdo gjë fillon mes përplasjesh. Ka dy rryma. Një rrymë që kërkon largimin e Bashës, një rrymë tjetër që kërkon reforma statutore, e të tjera si këto.

Deklarata e fortë/ Analisti tregon kush e kërkoi largimin e RuçitNë finale rezulton se Lulzim Basha do të shkojë në parlament me grupin e tij të ri dhe që në votimin e parë një grup deputetësh “tredhin” votat e tyre dhe përfundojnë në “shtratin” e Edi Ramës, duke votuar Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi.

Sërish Sali Berisha, hesht!

Më tej fillojnë përjashtimet, jo vetëm të atyre që kritikuan 2017-ën, por edhe në degë.

Lulzim Basha për një gjë flet, për një gjë nuk flet. Dhe shpesh është akuzuar se merr para nga aferat e ndryshme korruptive që kanë ndodhur në vend.

LEXO EDHE:  Berisha: Kryeministri shpenzon 40 mijë euro për kravata

Nuk foli për çështjen e inceneratorëve, për të cilën u kujtua pak muaj më parë, dhe më pas heshti.

Tashmë përfaqësuesin e tyre brenda Opozitës, Gerti Bogdanin, po e vë si kandidat përballë Erion Veliajt.

Flet në mënyrë të përkoheshme për kauza të caktuara dhe më pas ndryshon drejtim.

Bën tradhëti të hapura. Përfshirë këtu të rinjtë në Rrugën e Kombit. Studentët në protestën e tyre kundër Ramës, ndërhyn dhe i përçan.

dhune ne proteste                    Dhunë në protestën e opozitës, ne 2019

Bën disa lëvizje, të cilat nuk i japin asgjë, por thjeshtë dhe vetëm e çojnë drejt një “çmendurie” politike, siç ishte ajo e vitit 2019, kur Lulzim Basha vendosi në mënyrë personale djegien e mandateve të deputetëve. Dhe shpesh përmend fjalën “është vendimi personal, përgjegjësinë e marr unë”.

Por, ka tetë vite që nuk ka marrë asnjë lloj përgjegjësie.

Duhej të “vriste” Sali Berishën, ose ta çonte këtë të fundit në “vetëvrasje”, që të fillonte të merrte përgjegjësi dhe kosto brenda Partisë Demokratike.

Djegia e mandateve sjell një sërë protestash të dhunshme, të cilat çojnë në një palë zgjedhje lokale, të cilat Partia Demokratike i kaloi duke “festuar” me klarinetë, në qendrat e votimit.

Pazaret me Ramën në 2017, skandalet në një media amerikane për financime ruse dhe para të pista të Lulzim Bashës, lidhur me një rrjet turko-rus, çuan në një hetim penal ndaj këtij të fundit, por duket se u mbyll sërish me procedurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here