Home Kryesore Salianji-Bashës: Stërvitu, merr proteina mos të të rrahin

Salianji-Bashës: Stërvitu, merr proteina mos të të rrahin

767
0

Ditën e sotme deputeti i PD Ervin Salianji ka deklaruar në një intervistë se ai dhe kolegët e tij që i kanë dalë kundër Bashës, e kishin përkrahur deri më 6 Mars duke e konsideruar këtë periudhë një test për kryetarin e PD.

Salianji ka thënë se ata nuk mund të jenë qaramanë dhe pas çdo ndeshje të thonë që i rrahën. Deputeti i bëri thirrje kryetarit të marr proteina që të mos e rrahin.

Ai shtoi se deklaratën e Bashës se në jetën e tij nuk ka humbur asnjë betejë, e kishte cilësuar si fyerje

”I dhamë mbështetjen absolute deri në datën 6 mars, që ishte një test. Kam dëgjuar që 6 marsi ishte një kurth. Ia kam thënë në mbledhje që kryetari i PD duhet të kalojë çdo sfidë, çdo kurth.

Ne nuk mund të jemi qaramanë që pas çdo ndeshje të zhvilluar dhe hyjmë në ring themi ai na rrahu. Këto deklarata me kurthe janë të kota. Politika ka gjithnjë kurthe, gara të padrejta. Këto nuk janë justifikime.

Po stërvitu pra, përgatitu, merr proteina. Nuk mund të dalë në publik dhe të them nuk e kishte mendjen këtë herë. Jam fyer nga deklarata e Bashës se nuk jam mundur asnjëherë. Në ditën që demokratët ishin në traumë, tha unë kam fituar çdo garë”, tha Salianji ndër të tjera.

Salianji-Bashës: Po stërvitu pra, merr proteina mos të të rrahin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here