Javën tjetër nis viti i ri shkollor për mijëra nxënës, të cilët këtë vit janë udhëzuar të regjistrohen në sistemin e-albania.
Mirëpo, ky sistem vazhdon të shfaqë probleme. Ditën e sotme, prindërit kanë hasur probleme me regjistrimin e fëmijëve në shkolla, pasi sistemi bie herë pas here. Ata tremben se shkolla fillon për pak ditë dhe fëmijët mund të mbeten paregjistruar.
Njëri prej tyre shkruan:
prsh! sistemi i e – albania per regjistrin e femijeve ne shkoll ka 1 or qe nuk punon shkolla nis te henen dhe femijen nuk jan regjistruar ne shkoll shkak e-albania e shtetit ton.