Bordi i Transparencës, i krijuar nga Edi Rama për vendosjen e çmimeve të karburanteve nuk ecën paralel me bursat botërore dhe kjo po vërtetohet çdo ditë e më shumë.
Më 2 shtator, bordi ynë njoftoi ndryshimet e radhës për çmimet e karburanteve, ku nafta do te shitej me 232 leke/litri.
Sipas bordit ndryshimet e çmimeve të karburanteve bëhen në bazë të bursave ndërkombëtare, taksave, kostove operative, marzhit të fitimit dhe kursit të këmbimit të dollarit (monedha me të cilën blihet nafta në bursa).
Nëse nisemi nga çmimi i bursave, bordi ynë prej 4 ditësh nuk është përditësuar me atë që po ndodh me çmimin e naftës, pasi sot ne bursa cmimi ka shkuar ne 89.4 dollarë fuçia.
Pak javë më parë çmimi i naftës në bursa shënoi uljen më të madhe që nga nisja e invazionit të Rusisë në Ukrainë pasi një fuçi nafte tregtohej 92.2 dollarë. Ndërsa tani që çmimi ka rënë nën 90 dollarë, bordi i Ramës ende nuk e sheh të arsyeshme të reagojë dhe të ulë çmimet.
Shqiptarët prej shumë muajsh paguajnë më shumë se vendet e rajonit për çmimin e karburanteve dhe kjo duket se do vazhdojë sërish.