Home Showbiz Sindi nxjerr në dritë prapaskenat e emisionit Përputhen

Sindi nxjerr në dritë prapaskenat e emisionit Përputhen

464
0

Sindi Loci është një nga ish-konkurrentet më të përfolura të fenomenit “Për’puthen”. Ajo shquhej për polemikat e debatet e shumta që shkaktontë në studio.

Në një intervistë për emisionin “n’Kosovë show”, ajo shpërthen në akuza ndaj produksionit e veçanërisht Olsa Muhametit.

“Olsës i thoja gjithmonë, nëse është dikush që kurrë nuk do të godas pas shpine, ajo do jem unë. Ama kohët e fundit kam zbuluar dhe analizuar shumë gjëra. Kam bërë kompromise në fillim për hir të mirënjohjes. Mu kërkua të mos dilja më me një djalë që kisha ndjenja se publiku nuk na shihte bashkë dhe kam bërë një takim me një djalë që se shihja veten absolutisht.”

Sindi tregoi “n’Kosovë Show” se çdo gjë ishte e stisur dhe kundra saj. “Dua të cek debatin me Julin, i cili ka zgjatur diku te 4 orë. Në ato gjë çdo gjë ishte e filmuar dhe në backstage dhe kur Juli më thotë pse mërzitesh se ta thash atë gjë për show, kjo pjesë është prerë.Unë mendoj se isha ndër personazhet që nuk bënte kompromise dhe prandaj më sulmonin”
Ajo nuk la pa akuzuar as Arjan Konomin, me të cilin e kemi parë në debate të forta, por kësaj here nuk ja përtoi as Bora Zemanit.

“Unë sulmohesha nga opinionisti gjatë gjithë kohës dhe më ulej vlera ime si femër. Ka pasur raste kur unë flisja për tema të ndryshme dhe opinionisti me prezantuesen nënqeshnin dhe këto pjesë janë prerë gjithmonë. E atë takimin me Arjanin, përballjen e nxorrën sikur e kërkova unë, por nuk e kërkova unë. Ai ka këmbëngulur të bëhej pasi ndihej shumë keq që më kishte thënë ca fjalë dhe publiku e vuri para përgjegjësisë.”

Ama nuk mjafton me kaq, Sindi tregon një ngjarje, ku ajo ka dashur të largohej nga programi dhe Olsa i është lutur se përndryshe do ta pushonin nga puna.

“Kur u largua Eri, mua dhe disa personazheve të tjerë na u duk e padrejtë dhe protestuam. Nuk donim të ktheheshim pa u kthyer ai. Olsa ka folur me mamanë time në telefon, duke ju lutur që të paktën unë të kthehesha, sepse ndryshe ajo do pushohej nga puna nga Top Channel për keq menaxhim dhe show do merrte fund. Po të kthehesha pas në kohë, nuk do kthehesha në program , unë u ktheva vetëm sepse ajo përmendi mamanë që e kishte të sëmurë dhe duke qenë se jam një person e lidhur pas familjes nuk doja ta vija në pozicion të vështirë.” ,- tregoi Sindi.

Sindi gjithashtu tha se të gjithë në atë emision përcjellin antivlera , pasi kjo jep klikime dhe gjithçka stiset që personazhet të dalin nga vetja.
23 vjeçarja imitoi gjithashtu disa personazhe të Për’puthen si Olën, Julin dhe vetë Olsa Muhametin, se cilës sipas saj i interesojnë vetëm klikimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here