Home POLITIKE Shkërmoqet marrëdhënia PD-LSI

Shkërmoqet marrëdhënia PD-LSI

460
0

Mes PD dhe LSI nuk ka më miqesi dhe aleancë. Ftohja e ndjeshme e marrëdhënieve mes tyre, përveç mungesës së takimeve zyrtare, u vu re dhe në këto seanca të para parlamentare. Gjatë votimit për kryetaren Lindita Nikolli, ndërsa demokratët grisën në mënyrë demonstrative fletët e votimit . 4 deputetët e LSI-së e hodhën në kuti votën e tyre kundër. Edhe gjatë seancës të së hënës, ata nuk iu bashkuan demokratëve që u larguan nga seanca në formë proteste. Shkas u bë mungesa e përfshirjes së deputetëve të LSI-së në komisionet parlamentare. Socialistët kërkuan që kjo çështje të zgjidhej më vonë dhe votimi të bëhej në seancën e radhës dhe që demokratët të rishikonin përfaqësimin e tyre për të krijuar hapësira dhe për deputetët e LSI-së duke ruajtur raportet shumicë-pakicë në komisione. Por kjo u konsiderua nga demokratët si një “shkelje e rregullores për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës” shkruan radio VOA.

Lulzim Basha pasi largoi ish-liderin e PD-së, Berisha, ka vendosur të luftojë edhe LSI.

Mesa duket kjo situatë në opozitë i intereson kryeministrit Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here