Një debat i ashpër është zhvilluar mes ministres Elisa Spiropali dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme në Kuvend.
Debati nisi pasi Berisha tha se në Shqipëri kanë humbur jetën 14.700 qytetarë jetën nga Covid-19, që sipas tij ka nodhur për shkak të dështimit të menaxhimit të pandemisë nga Qeveria.
Pas kësaj kanë vijuar akuzat mes Spiropalit dhe Berishës, ku ministrja tha se nuk ka marrë as edhe një lek nga shqiptarët teksa it ha ish-kryeministrit se ai i ka të lyera duart me gjak.
“Këta janë tipa njerëzish që me gjaktëfktotësi të ecin mbi kufoma. Shqipëria ka shumë viktima nga Covid dhe këtu rahet gjoksi sesi e përballuan, ndërkohë që kemi nivelin më të lartë të vdekshmërisë në Evropë. Këta kanë humbur cdo ndjenjë njerëzore. Këta janë përgjegjës për këtë dramë të madhe sepse kanë mashruar mijëra qytetarë. Sepse ilacet masivisht të skaduara, kurse e gjithë gara e tyre është sesi të mashtrojë dhe gënjejnë. Sott nafta është 1.3 euronë Maqedoni, nafta në Austri 1.35 në Gjermani 1.6 euro” tha Berisha.
Spiropali: Sali siç e thotë rregullorja koha për ty ka përfunduar por për ty shqiptarët e kanë thënë “koha jote ka mbaruar”. Ti i flet vetes për të larguar frikën, si ai në pyll. Ti je përcarësi më i madh i Shqipërisë dhe ti nuk le rast dhe luftë, pandemi, vdekje, pa përdorur për veten tënde aksionin tënd, ti flet për kufoma se ty të shkon gjuha aty ku të dhemb dhëmbi.
Berisha: Tani më duhet ti them zonjës se Skënderbuci eka shpërblyer me 5 milione euro. Avokati mis 5 milionja është shumë e përshtatshme për Edi Ramën. Dhe të kalosh në këtë mënyrë vetëm njerëz të cilët janë verbuar nga paratë e korrupsioni. Ju ftoj të mbajmë një minut heshtje për 14700 viktime.
Spiropali: Nuk gjen asnjë cent prandaj unë jam serbes dhe nuk më dridhet qerpiku të merrem as me ty dhe as me askëd tjetër në duart e mua nuk gjen gjak ashtu siç gjen në duart e tua. Gjakun e atyre viktimave e keni të përbashkët. As viktima dhe as kufoma ata rëndohnë mbi ndërgjegjen tënde. Ti i flet vetes për ti dhënë forcë. As për të qeshur nuk na bën më.