Home Bota Sulm me thikë në Itali, plagosen 5 persona

Sulm me thikë në Itali, plagosen 5 persona

358
0

Pesë persona, mes tyre një fëmijë 5 vjeç kanë mbetur të plagosur në Itali, si pasojë e një sulmi me thikë. Një burrë me origjinë somaleze iu kërkua bileta nga dy kontrollorët, në përgjigje, ai nxori thikën dhe goditi dy punonjëset për t’u larguar më pas.

Gjatë kohës që ndiqej nga policia, ai sulmoi me thikë tre persona të tjerë, përfshirë një fëmijë. Sulmuesi doli nga autobusi, duke kërcënuar shoferin për të hapur derën dhe iku në këmbë.

Ai u përpoq të rrëmbente një makinë, por nuk ia arriti. Megjithatë, arratia e tij nuk zgjati pasi pas disa minutash u arrestua nga policia. Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes, por sipas autoriteteve pista e terrorizmit përjashtohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here