Home AKTUALITET Tragjedi e trefishtë! Nëna dhe dy vajzat vdesin pas kontaktit me energjinë...

Tragjedi e trefishtë! Nëna dhe dy vajzat vdesin pas kontaktit me energjinë elektrike

982
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pukë. Mësohet se një grua dhe dy vajzat e saj kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Njëra prej vajzave ka qenë duke bërë dush kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, motra e saj i ka shkuar në ndihmë por edhe ajo ka humbur jetën. Sapo mamaja e vajzave ka shkuar te dera e tualetit ka humbur jetën edhe ajo.

Mësohet se viktimat e kësaj tragjedie janë: Prendushe Kola 43 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Emiljana Kola 16 vjeçe. Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se njëra prej vajzave është futur për t’u larë në dush kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ajo ka thirrur për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën.

Mamaja e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike. Ndërkohë mësohet se kjo ngjarje mund të kishte pasur fund edhe më tragjik pasi djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here