Home AKTUALITET U fut ilegalisht në Angli/ 26-vjeçari shqiptar nis punë në “shtëpinë e...

U fut ilegalisht në Angli/ 26-vjeçari shqiptar nis punë në “shtëpinë e barit”, por e pëson keq

6779
0

Një 26-vjeçar shqiptar i quajtur Rition Mone është dënuar nga autoritetet britanike me tre vjet e dy muaj burgim pasi u kap prillin e kaluar me më shumë se 6,000 bimë kanabis në një ndërtesë në Hythe Station Road, Colchester.

Ai ishte futur në Angli në mënyrë të paligjshme dhe ishte punësuar për t’u kujdesur për kanabisin.

Mone u kishte thënë oficerëve të policisë se kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë dhe ishte detyruar të punonte në “shtëpinë e barit” për të paguar koston e transportit të tij. Trembëdhjetë dhoma ishin përshtatur për kultivimin e drogës. Ato ishin pasjisur edhe me sistem ajrimi. Gjatë bastisjes policia gjeti gjithashtu një ambient banimi të improvizuar për rreth gjashtë persona.

Puna për çmontimin e fermës së kanabisit u cilësua si një hap i rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të drogës në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here