Home AKTUALITET U prenë rrugën me makinë dhe i qëlluan me armë/ Zbardhen detaje...

U prenë rrugën me makinë dhe i qëlluan me armë/ Zbardhen detaje nga atentati ndaj dy të rinjve

658
0

Dy të rinjtë kanë përfunduar nën breshërinë e plumbave pak pas mesnate tek mbikalimi i ‘Qafë-Kasharit’.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati me armë zjarri, ku mbetën të plagosur Enis Sanxhaku, 20 vjeç dhe Noa Mato, 19 vjeç.

Dy të rinjtë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, dhe për momentin nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre shëndetësore.

Raportohet se gjithçka ka ndodhur në një kohë që dy të rinjtë po ktheheshin nga kalçeto, ndërkohë që një automjet u ka ndërprerë rrugën, gjë që ka çuar në nisjen e konfliktit dhe përdorimine  armëve të zjarrit.

Zyrtarisht ende nuk konfirmohet një gjë e tillë, por sipas mediave me titra, kjo ka qenë filllesa që përfundoi me të shtëna me armë zjarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here