Lufta Rusi-Ukrainë nisi më 24 shkurt 2022, pas një ngritjeje të gjatë ushtarake dhe njohjes nga Rusia të kuazi shteteve terroriste “DPR” dhe “LPR” si entitete shtetërore.
Se sa ushtarëve rusë u ka kushtuar deri tani jetën, lufta në Ukrainë është shumë e vështirë të vlerësohet, por Putin ka vendosur që ata që refuzojnë të luftojnë kundër Ukrainës do të dënohen me 10 vjet burg.
Ligji i ri u nënshkrua nga presidenti rus Vladimir Putin të shtunën dhe u miratua në fillim të javës nga parlamenti.
Raportohet se ushtarët rusë po refuzojnë të luftojnë ndërsa disa po largohen nga vendi për të shmangur dërgimin me forcë në Ukrainë.
Informacionet për humbjen e jetëve të ushtarëve rusë janë jashtëzakonisht kontradiktore dhe nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Sulmet ruse ndaj Ukrainës nuk kanë të ndalur. Ashpërsia e luftës vijon ende, teksa ka marrë shumë jetë fëmijësh, grash, burrash dhe të moshuarish të pafajshëm.