Presidenti rus Vladimir Putin mendoi se lufta me Ukrainën do të merrte fund shpejt. Por ka kaluar mbi një muaj dhe populli ukrainas i ka rezistuar fort një nga ushtrive më të fuqishme në botë. Një zyrtar amerikan tha të martën se forcat e Putinit kanë pësuar humbje të jashtëzakonshme materiale dhe në njerëz. E vështirë paraqitet situata edhe për ushtarët, pasi ata po mbijetojnë me racione ushqimesh të skaduara në terren dhe në disa raste janë të detyruar të hanë edhe mish qeni për të mbijetuar.
Daily Mail shkruan se ushtarët rusë e kanë pranuar se kishin ngrënë mish qeni dhe ka publikuar edhe një audio të ushtarëve. Biseda nis me një zë burri që pyet “a po hani mirë të paktën”, ndërkohë tjetri i përgjigjet, “Ne kishim Alabay-n (emri i një qeni) për darkë”. Në një bisedë të përgjuar në radio midis trupave ruse është zbuluar gjithashtu se një ushtar pranonte që kishte përdhunuar një vajzë 16-vjeçare.