Ushtarët ukrainas po fitojnë para duke shkruar mesazhe në predha artilerie që do të qëllohen kundër ushtarëve rusë. Një mesazh thuhet se kushton 40 dollarë. Anton Sokolenko, një student 22-vjeçar i IT me qendër në Cherkasy, Ukrainën qendrore, ka treguar për mediat se ai ka mbledhur mijëra dollarë për të mbështetur trupat lokale përmes shitjes së këtyre predhave.
Reklamat e tij, në platformat e mediave sociale si Reddit kanë mesazhe të tilla si “Gëzuar Ditën e Babait”, “Me dashuri nga Shqipëria” dhe shumë e shumë të tjera. Sokolenko tha se imazhet nuk kanë gjasa të japin identitetin dhe vendndodhjen e ushtarëve ukrainas. Sokolenko tha se ai merrte porosi në internet, kryesisht përmes kanalit të tij Telegram dhe punoi me OJQ-të lokale për të bêrê predhat.