Home AKTUALITET “Vajza u nxit të vetëvritej”, prokuroria po heton SMS-të e 23-vjeçares

“Vajza u nxit të vetëvritej”, prokuroria po heton SMS-të e 23-vjeçares

424
0

Rasti i Evgjeni Baxhos, në trupin e të cilës u gjetën shenja të padeshifruara po hetohet nga prokuroria për akuzën e ”shtyrjes në vetëvrasje”. Informacionet e agjentëve kanë konfirmuar që Evgjeni Baxho mbrëmjen kur ndërroi jetë u takua nga një person i seksit mashkull, por që ende nuk është identifikuar se cili është ai.

Të dhënat e prokurorisë që mbetën në pritje të përgjigjeve mbi komunikimet që 23 vjeçarja nga Delvina kishte ditët e fundit kur edhe kishte deklaruar se ishte sëmurë tregojnë se vajza po ndiqte një rit për të cilin nuk jepen detaje të tjera, por do ta sqarojë rezultati i mjekësisë ligjore.

Vdekja e të resë u raportua nga policia si e shkaktuar nga infeksioni i dhëmballës, teksa ndërkohë hetuesit nisën kërkimet për të zbuluar simbolet e dyshimta në trupin e saj dhe dhe disa simbole të tjera te shpërndara në dhomën ku jetonte e reja.

Me rëndësi janë edhe bisedat me personin i cili e udhëzon se kë të takojë dhe kur ta takojë. Të gjitha bisedat e sekuestruara janë 36 fletë formati A4, ndërsa vajza rrëfehet me këtë person numri i të cilit është blerë në tregun e zi duke treguar gjithçka për jetën dhe familjen.

Ky shtetas që është përshkruar nga fqinjët si personi që hyri në shtëpinë private në një moment i shkruan Evgjeni Baxhos se do të ndjente që energjitë do t’i binin, por nuk ishte fundi, ndërsa e këshillon se nuk duhet të takonte askënd dhe të mos fliste. /TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here