Në Bashkinë e Dibrës vijon numërimi. Nga 101 kuti deri më tani janë numëruar vetëm 45 prej tyre.
Kur janë pa hapur më shumë se gjysma e kutive i pari që kryeson është Rahim Spahia i PS-së me 7 556 vota ose 63.62 % të votave të numëruara.
I dyti renditet Premtim Kryemadhi i “Shtëpisë së Lirisë”, i cili ka siguruar 2310 vota ose 19.45%.
Ndërkohë Luan Haka, kandidati i Lulzim Bashës, ka marrë 1965 vota ose 16.55% të votave të numëruara, duke u renditur kështu në vendin e tretë.