Home Bota Vladimir Putin: Ushtarë nga Kosova dhe Shqipëria po luftojnë për Ukrainën!

Vladimir Putin: Ushtarë nga Kosova dhe Shqipëria po luftojnë për Ukrainën!

1316
0

Presidenti rus Vladimir Putin në një telefonatë me kancelarin gjerman Olaf Scholz tha se Rusia është e hapur për dialog me palën ukrainase, si dhe me të gjithë ata që duan paqen në Ukrainë, por me kusht që të plotësohen të gjitha kërkesat e Rusisë.

Ai ka shtuar se në Ukrainë, po shohin gjithnjë e më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, mercenarë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri.

Presidenti rus Vladimir Putin shprehu besimin se Kievi ‘do jetë i arsyeshëm’ në raundin e tretë të negociatave. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Tass.

Presidenti Putin përsëriti se: 

Gjatë operacionit të saj special, ushtria ruse po merr të gjitha masat e mundshme për të shpëtuar jetën e civilëve dhe raportet për bombardimet e supozuara të Kievit dhe qyteteve të tjera të mëdha janë propagandë.
Vladimir Putin: Mercenarë nga Kosova dhe Shqipëria po luftojnë për Ukrainën!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here